Zyrtarja e Ministrisë së Bujqësisë shkeli 11 persona “Te Rrethi”

Autori:Avdyl Pajaziti

Personi i cili shkaktoi aksidentin në mbrëmjen e së dielës në Prishtinë “Të rrethi” është Sh. D, drejtoreshë në Departamentin e Politikave të Zhvillimit Rural, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se SH.D është vozitësja që ka shkaktuar aksident të rëndë, që la të lënduar 11 persona, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Aksidenti kishte ndodhur kur të lënduarit ishin duke pritur autobusin derisa vetura e tipit “Audi” i ka goditur ata.

Sipas këtyre burimeve, Sh.D është duke kaluar në një fazë të rëndë psikike dhe emocionale. E këtë rast, Ministria ku ajo punon, ka vendosur ta hesht.

Ministria e Bujqësisë nuk ka dhënë informata sa i përket këtij rasti duke u deklaruar se nuk kanë informacione pasi që aksidenti ka ndodhur në ditë të vikendit.

“Ne nuk kemi informacione për këtë rast pasi që aksidenti ka ndodhur në ditë vikendi dhe ende nuk dihet asgjë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se e dyshuara është në mbajtje për rrezikim të trafikut rrugor.

Ahmeti ka konfirmuar se e dyshuara është 46 vjeçare por nuk ka dhënë informacione të tjera për pozitën e saj

“E dyshuara është dërguar në mbajtje për rrezikim të trafikut rrugor. Informacione tjera nuk janë relevante”, ka thënë ajo për Express.

Aksidenti “Te Rrethi” ka ndodhur të dielën mbrëma ku la të lënduar 11 persona, mes të cilëve një është në gjendje të rëndë kritike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zyrtarja-e-ministrise-se-bujqesise-shkeli-11-persona-te-rrethi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala