Zyrtari i ATK-së pë 200 euro ryshfet, 10 muaj burg

Autori:Avdyl Pajaziti

Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me datë 15.09.2015 ka shpallur Aktgjykimin ndaj të akuzuarit F. S., duke e gjykuar me dënim unik prej 10(dhjetë) muaj burgim.

Sipas një komunikatë për media, i akuzuari F. S., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 13 deri 19 Nëntor 2013, në cilësinë e personit zyrtar – inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me qëllim që vetit të i sjell dobi të kundërligjshme pasurore, ka pranuar nga dy biznese të ndryshme të holla në vlerë prej 200 Euro.

“Me këtë rast i akuzuari F. S. ka kryer dy herë veprënpenale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Bëhet e ditur se gjykata e ka gjykuar për dy veprat penale me nga 6 (gjashtë) muaj burgim, konform nenit 80 gjykata i’a shqipton dënimin unik burgu në kohëzgjatje prej 10 muaj burgim.

Gjithashtu, ndaj të akuzuarit shqiptohet dënimi plotësues edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit – veprimtarisë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

“Të akuzuarit ka për të iu llogaritur koha e kaluar në paraburgim dhe qëndrimi në arrest shtëpiak. Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit”, përfundon komunikata.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zyrtari-i-atk-se-pe-200-euro-ryshfet-10-muaj-burg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala