Zyrtarët e Kosovës të gatshëm për turrshi (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk është diçka re në Kosovë.

Kemi parë me dhjetëra herë se si me këto vetura, punëtorët e institucioneve të Kosovës, shkojnë në vikende jashtë vendit, si në Shqipëri e Maqedoni, i marrin te shtëpitë e tyre, e edhe për krushqi në dasma.

Së fundi lajmi.net, ka siguruar disa fotografi, ku një veturë zyrtare shfrytëzohet për transportim të perimeve, në këtë rast speca, që me gjasë janë blerë për turshi.

Fotografia është bërë diku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zyrtaret-e-kosoves-te-gatshem-per-turrshi-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala