Zyrtarët e Gjilanit punojnë “prejshpije”

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga sot komuna e Gjilanit do të fillojë së implementuari pilot projektin “prejshpije” -“Telework” që nënkupton punën nga distanca për zyrtarët komunalë.

Drejtori Administratës se Përgjithshme Nazim Gagica i tha Klan Kosovës se projekti për dhjetë zyrtarë komunal ka kushtuar 3 mijë e 500 euro ndërkaq shpenzimet do të shtohen kur në projektin “prejshpije” do të përfshihen edhe zyrtarë të tjerë.

Sipas tij ky sistem do t`iu ndihmojë zyrtarëve të kryejnë punë edhe nga shtëpia në mënyrë që shërbimet e qytetarëve mos të mungojnë, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zyrtaret-e-gjilanit-punojne-prejshpije/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala