Zyrtare: Nuk ka seancë solemne për 17 shkurt

Autori:Gazeta Fjala

Në tetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, institucionet e shtetit me në krye qeverinë kanë organizuar një varg manifestimesh. Por për këtë vit Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mos mbajë seancë solemne në Kuvendin  e Kosovës siç është bërë për çdo përvjetor, raporton Gazeta Fjala.

Qeveria tashmë ka publikuar agjendën e saj me aktivitete për ndër të tetë vjetorit të pavarësisë.  Në të nuk figuron seanca solemne në Kuvendin e Kosovës.

Gazeta fjala dy ditë më parë ka raportuar se për këtë përvjetor do të mungoj kryeparlamentari, Kadri Veseli pasiqë Veseli ka planifikuar që të ketë një udhëtim zyrtar për në Bruksel.

Burime të Gazetës Fjala, brenda kabinetit të kreut të Kuvendit, theksojnë se Veseli me datë 15 shkurt do të udhëtoj në një vizitë zyrtare jashtë Kosovës.

11

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zyrtare-nuk-ka-seance-solemne-per-17-shkurt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala