Zyrtare: Holanda nis themelimin e Gjykatës Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Holanda ka nisur themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë, për të hetuar krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ka njoftuar Qeveria holandeze.

Sipas BBC-së, Gjykata do të hetoj krimet e luftës të kryera gjatë viteve 1999-2000 nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndaj minoriteteve etnike, si dhe ndaj oponentëve politikë, thuhet në këtë deklaratë.

Parashihet që Gjykata të nis punimet e saj më vonë gjatë këtij vit, pa saktësuar kohën e saktë.

Në këtë deklaratë të Qeverisë së Holandës, thuhet po ashtu se “hetimi i krimeve të luftës, është një çështje e ndjeshme në Kosovë.”

“Të dyshuarit e mundshëm nga një pjesë e shoqërisë kosovare mund të shihen si luftëtarë lirie dhe dëshmitarët mund të ndihen të kërcënuar në Kosovë”, thuhet me tej në deklaratën e transmetuar nga BBC.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zyrtare-holanda-nis-themelimin-e-gjykates-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala