Zyrtare: Di Maria lojtar i PSG

Autori:Zekirja Shabani

Pas 12 muajve qëndrimi në Premier League, lojtari argjentinas Angel Di Maria ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me kampionët e Francës Paris Saint -Germain.

PSG ka konfirmuar blerjen e Angel Di Maria nga gjigandi anglez Manchester United.

Man United bleu Di Marian nga Real Madridi, por pavarësisht kësaj mesfushori anësor nuk arriti të ketë sukses nën urdhrat e menaxherit Louis Van Gaal gjatë sezonit 2014-2015 .

Pasi një pushimi të gjatë veror Di Maria nuk arriti të bashkohet me United në turneun e tyre para sezonal të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

27 -vjeçari më pas udhëtoi në Katar për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me PSG të martën dhe tashmë ai ka mbyllur marrëveshjen për kalimin e tij në Parc des Princes .

“Unë jam shumë krenar dhe nuk mund të pres derisa t’i vesh ngjyrat e Paris Saint-Germain “,  tha Di Maria për faqen zyrtare të klubit të tij të ri të enjten .

” Unë dua të fitojë çdo ligë , si në Francë dhe në Evropë . Unë dua të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të dytë , e kjo është një ëndërr për të gjithë futbollistët”.

Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë trofe të mëdhenj të Europës në Francë” tha Di Maria për tifozët e Paris Saint-Germain. Ndërkohë , presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi ishte i kënaqur pasi që më në fund  mori një lojtar që klubi e dëshiroi verën e kaluar . ” Ne jemi shumë krenarë që Angel Di Maria ka zgjedhur Paris Saint – Germain , ” shtoi ai . ” Ai është një lojtar tepër i talentuar , me një shpejtësi të frikshme dhe me aftësi shumë të mëdha” . Me nënshkrimin e Angel Di Maria , Paris Saint – Germain edhe një herë tregon ambiciet e vazhdueshme të klubit për të arritur majat e lojërave evropiane .

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zyrtare-di-maria-lojtar-i-psg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala