Zyrtare: 4 të vdekur 1 i humbur, 46 të lënduar në Tetovë

Si pasojë e vërshimeve në Tetovë deri më tani zyrtarisht kanë humbur jetën 4 persona dhe një rezulton i humbur.
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi për TetovaSot thotë se në Spitalin e Tetovës janë sjellur 16 persona që kanë kërkuar ndihmë si dhe 30 persona kanë kërkuar ndihmë në Shipkovicë ky është bilanci deri më tani.
Ndryshe Komuna e Tetovës dhe Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje urgjente si pasojë e vërshimeve.