Zyra ju vret, ja disa këshilla

Jeta e ulur, është një vrasës i heshtur. Të gjithë e dini se sa e mundimshme është të kalosh orë të shumta duke punuar në zyrën tuaj, edhe pse punën tuaj e adhuroni shumë.
Megjithatë mundohuni të keni afër vetës disa nga këshillat të cilat do të ju ndihmojnë të ndiheni të ç’lodhur dhe të keni një jetë të shëndetshme në zyrë.
Studimet e fundit tregojnë që një punonjës në zyre duhet të kalojë së paku 4 orë në këmbë, për të pasur shëndet të mirë të kapilarëve të gjakut.
Lërni hapsirë në vendin tuaj të punës për një top në të cilin do të kaloni kohë për shëndetin tuaj të shpinës.
Shikoni larg ekranit tuaj, mos ngulitni sytë vetëm në një vend, dhe injoro disa gjëra që nuk i’a vlenë për të humbur kohë.
Lëreni celularin anash, mos u merrni me të në çdo kohë, dhe konsumoni sa më shumë ujë.
Kjo është një mënyrë e shëndetshme për të kaluar jetën tuaj nëse punoni në zyrë.