Zyra e Rregullatorit e shpërblen IPKO-n me tender më të shtrenjtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra e Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizime(ZRRUK) e ka shpërblyer me tender për mbi 1000 euro më të shtrenjtë kompaninë telekomunikuese IPKO, shkruan Infokusi.

Në tenderin e ZRRUK-së për shërbime të internetit është shpallur fituese oferta e kompanisë ‘IPKO’, pavarësisht se kjo e fundit ishte për 1000 euro më e shtrenjtë se kompania tjetër konkurruese.

ZRRUK-ja e ka zgjedhur kompaninë IPKO me ofertën prej 4000 euro për ofrimin e shërbimeve të internetit për një vit, apo mbi 333 euro në muaj, përderisa një kompani tjetër ka konkurruar me një çmim dukshëm më të lirë, përkatësisht 248.9 euro në muaj, apo 2985 euro në vit/INFOKUSI.COM/11(1)1(2)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zyra-e-rregullatorit-e-shperblen-ipko-n-me-tender-me-te-shtrenjte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala