Zyra e jashtme gjermane mbështet Kosovën drejt UNESCO-s

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra për Punë të Jashtme e Gjermanisë përmes një cicërime në Twitter i ka dhënë mbështetje anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke e mbështetur deklaratën e përbashkët të SHBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në përkrahje të Kosovës për anëtarësim.

“Ne e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, shkruhet në llogarinë zyrtare të zyrës së jashtme gjermane të bashkangjitur me linkun e deklaratës së përbashkët të tri vendeve, transmeton KosovaPress.

Në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s për anëtarësimin e Kosovës në agjencinë e OKB-së, janë shtuar zërat në përkrahje të Kosovës, derisa Serbia në anën tjetër zhvillon një fushatë të gjerë diplomatike institucionale kundër synimeve të Kosovës për anëtarësim.

Sot, ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Parisi ka konfirmuar të hënën e ardhshme si ditën kur do të votohet për Kosovën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zyra-e-jashtme-gjermane-mbeshtet-kosoven-drejt-unesco-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala