Zvicra pret më shumë azilkërkues

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretariati i Shtetit për Migracion në Zvicër pret deri në fund të 2015-ës edhe 34 mijë kërkesa për azil.

Situata është nën kontroll, thonë zyrtarë të Sekretariatit të Shtetit për Migracion.

Për “Rundschau” të SRF ata thanë se në fillim të vjeshtës qeveria federale ka pritur jo më shumë se 31.500 kërkesa azili.

“Numri i kërkesave për azil është në rritje dhe kjo shifër do të jetë më e lartë”, thotë për SRF, Gaby Szöllösy nga Sekretariati i Shtetit për Migracion, përcjell albinfo.ch.

Qeveria federale duhet të korrigjojë parashikimet e saj fillestare.

“Ne presim që të përfundojmë vitin me 32.000 deri në 34.000 kërkesa për azil”, thotë Szöllösy.

“Situata është shumë e paqëndrueshme dhe e vështirë të parashikohet numri i azilkërkuesve”, komentoi Szöllösy.

Zvicra pret që numri i refugjatëve nëpërmjet Detit Mesdhe do të bie në javët e ardhshme.

Ujërat e stuhishme në vjeshtë mund të largojnë disa refugjatë nga kalimet e rrezikshme nëpërmjet detit.

“Por, ne nuk e dimë se çfarë po ndodh në itinerarin ballkanik”, thotë Szöllösy.

Prandaj, qeveria zvicerane ka dalë me parashikimin e ri për më shumë kërkesa për azil sesa më parë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zvicra-pret-me-shume-azilkerkues/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala