Zvicra me rrogën mesatare më të madhen në botë

Autori:Zekirja Shabani

Ka dalë edhe lista e shteteve me mesataren më të lartë të pagave mujore për banorët e tyre.

Si zakonisht vendin e parë e zë Zvicra, e cila ka një pagë mesatare prej 6 mijë e 301 dollarë.

Australia renditet e dyta, e cila shtetasve të vet u ofron 3 mijë e 780 dollarë si pagë mesatare mujore. Danimarka është vendi i tretë më i “pasur” dhe ka një mesatare prej 3 mijë e 269 dollarë për muaj.

SHBA-të me 3 mijë e 258 dhe Irlanda me 2 mijë e 991 dollarë renditen në vendet pasuese.

Anglia, Holanda, Gjermania, Japonia dhe Kanada janë shtetet pasuese që shtetasve të vet u ofrojnë mesatare prej mbi 2 mijë e 500 dollarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zvicra-me-rrogen-mesatare-me-te-madhen-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala