Zvicra kërkon punëtorë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Zvicër, 41 për qind e bizneseve janë të prekura nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë në tetë vjetët e fundit. Përqindja ishte më e lartë në fundin e vitit 2011. Krahasuar me vitin e kaluar, statistikat flasin për një rritje prej 8 për qind.

Gjysma e firmave janë të prekura nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar. 45 për qind nuk kanë pranuar aplikacione të tilla të punëtorëve, tregon një studim i Zyrës për ndërmjetësim pune “Manpower”, transmeton albinfo.ch.

Në mesin e të punësuarve më të kërkuar në Zvicër figurojnë menaxherët e biznesit, përfaqësuesit e shitjes, kontabilistët dhe stafi administrativ, thuhet në studim. Në renditje vijnë edhe inxhinierët.

Mungesa nxit kompanitë për deficit në përmbushjen e rendit në më pak konkurrencë dhe më pak produktivitet.

Autorët e studimit gjithashtu një pjesë të fajit ua hedhin vetë kompanive. Pavarësisht mungesës globale të punëtorëve të kualifikuar, shumica e kompanive nuk aplikojnë ndonjë strategji specifike të rekrutimit për të plotësuar mungesën e punëtorëve të kualifikuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zvicra-kerkon-punetore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala