Zvicra hedh në qarkullim autobusë pa shofer

Autori:Avdyl Pajaziti

Njihet si një prej vendeve me nivelin më të lartë të jetesës, por shpesh herë shell risi në teknologji.

Bëhet fjalë për Zvicrën që pranverën e ardhshme, pritet të hedhë në qarkullim autobusë pa shofer. Fillimisht do të hidhen në qarkullim dy autobusë të tillë në qytetin e Sionit. Këta autobusë janë projektuar të mbajnë deri në 9 persona të rritur. Autobusët do të jenë pjesë e një eksperimenti, për të kuptuar nëse përmbushin parametrat e sigurisë dhe nëse në të ardhmen mund të hidhen të tjera mjete.

Ky lloj autobusi nuk kalon mbi 20 kilometra në orë shpejtësi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zvicra-hedh-ne-qarkullim-autobuse-pa-shofer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala