Zviceranet më shumë i besojnë zjarrfikësve se sa politikanëve

Besim më të vogël zviceranët kanë për agjentët e pasurive të patundshme, futbollistët dhe politikanët. Kështu thotë një studim i hulumtim të tregut të mediave që ishte realizuar nga kompania e Reader’s Digest.
Për studimin “European Trusted Brands 2015” janë anketuar më shumë se 15 mijë njerëz në Zvicër dhe në Gjermani, Austri, Portugali, Finlandë, Rumani dhe Rusi.
Besimi “shumë i lartë” në zjarrfikës
Zjarrfikësit mbërritën jo vetëm në Zvicër, por edhe në gjashtë vende të tjera në nivelin më të lartë të besimit. 92 për qind e të anketuarve zviceranë në profesion besimi ishte “shumë i lartë” për zjarrfikësit.
Pastaj vijnë pilotët (91%), infermieret (90%), farmacistët (88%), mjekët (87%) fermerët (79%), mësuesit (71%), oficerët (62%), si edhe gjyqtarët dhe meteorologët (58%).
Të anketuarit më pak besim shprehën në shërbimet e pasurive të patundshme (14%), futbollistët (16%), politikanët dhe tregtarët e makinave (18% i), në punonjësit në call center (20%) dhe këshilltarët financiarë (26%).
Vetëm 2 për qind e rumunëve u besojnë politikanëve
Në Zvicër besimi ndaj politikanëve është 18 për qind, pothuajse dy herë më e lartë se mesatarja evropiane (9%). Në Rumani, vetëm 2 për qind e të anketuarve besojnë te politikanët e tyre, në Portugali 3 për qind dhe në Gjermani 12 për qind.
Më pak besim se mesatarja në Evropë kanë zviceranët për mësuesit, priftërinjtë, gazetarët dhe futbollistët.