Zviceranë kanë mesatarisht nga 405 mijë franga në llogari

Autori:Avdyl Pajaziti

Pasuria “neto” e të gjithë banorëve të Zvicrës, e marrë së bashku, në vitin 2014 ka qenë më shumë se 3300 miliardë franga

Mesatarja e pasurisë për familjet zvicerane ka shënuar ngritje edhe në vitin 2014. Në fund të atij viti, çdo ekonomi familjare e këtij vendi zotëronte kishte mesatarisht pasuri në vlerë prej 405 mijë frangash. Kjo shumë është per 13 mijë franga më e madhe se ajo e regjistruar një vit më parë, vlerëson Banka Nacionale e Zvicrës (SNB).

Pasuria “neto” e të gjithë banorëve të Zvicrës, e marrë së bashku, në vitin 2014 ka qenë më shumë se 3300 miliardë franga. Ndërsa kurset e ngritura të bursave botërore dhe çmimet e patundshmërive kanë bërë që pasuria e zviceranëve të rritet edhe më tutje.

Saktësisht, pasuria e pastër e ekonomive familjare në vitin 2014 qe rritur për 4.4% në krahasim me një vit më parë. 141 miliardë franga nga kjo shumë janë siguruar nga kurset e përmendura, shkruan bilanz.ch. Ndërsa nga rritja e çmimeve të patundshmërive, pasuria e zviceranëve është rritur për 75 miliardë, duke arritur në 1815 miliardë franga vetëm vlera e pasurisë së patundshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zvicerane-kane-mesatarisht-nga-405-mije-franga-ne-llogari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala