Zvarritet zgjedhja e prokurorëve për krimet e luftës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kanë aplikuar prokurorë nga të gjitha Prokuroritë e vendit për të marrë tri pozitat në departamentin për Krime të Luftës, në kuadër të Prokurorisë Speciale, por nuk dihet se kur do të bëhet rekrutimi i tyre. Në këtë departament ende nuk ka prokurorë të caktuar për të hetuar krimet e luftës, por këto raste janë duke iu ndarë me radhë të gjithë prokurorëve të kësaj prokurorie.

Ishte premtuar se ky proces do të përmbyllej para shtatorit, por Liridonë Kozmaqi-Haradinaj, zëdhënëse e Prokurorit të Shtetit nuk ka dhënë ndonjë aftë se kur do të përfundojë ky proces.

Ajo më tej ka shtuar se është në procedurë e sipër rekrutimi i tre prokurorëve të rinj në Prokurorinë Speciale dhe pas përfundimit të këtij procesi kryeprokurori i Shtetit dhe ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale do t’i caktojnë prokurorët dhe stafin mbështetës që do të punojnë në këtë departament. /Tribuna Channel/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zvarritet-zgjedhja-e-prokuroreve-per-krimet-e-luftes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala