Zv/ministri Bajram Geca: Ujmani nuk u diskutua në Bruksel

Autori:Gazeta Fjala

Bajram Geca Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka deklaruar se Liqeni i Ujmanit është pjesë e Republikës së Kosovës dhe se kjo nuk është diskutuar fare në Bruksel.

Sipas zëvendësministrit, në portale sot raportohet plotësisht gabimisht se Asociacioni do të menaxhojë me “Ujmanin”.

“Qveria e Republikës së Kosovës nuk ka çfarë të saktësoi këtu, pasi që “Ujmani” nuk ka qenë fare temë e bisedimeve, aq sa ka mund të jetë liqeni i Batllavës apo edhe ai i Radoniqit. Liqeni i “Ujmanit” është pronë e Republikës së Kosovës dhe si i tillë do të mbetet nën menaxhimin e institucioneve tona”,ka deklaruar Geca raporton Gazeta Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zv-ministri-bajram-geca-ujmani-nuk-u-diskutua-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala