Zuckerberg thotë se nuk do të ketë buton ‘nuk e pëlqej (Dislike)’

Autori:Avdyl Pajaziti

Mark Zuckerberg gjatë një konference të hapur me përdorues të Facebook tha se kompania ka menduar ta krijojë një buton të ngjashëm me ‘Dislike’, por jo një buton ‘Dislike’, pasi që kështu rrjeti social do të transformohej në një forum ku njerëzit do të votonin për atë çfarë ju pëlqen apo jo.

Butoni ‘Dislike’ ka kohë që kërkohet shumë nga përdoruesit e Facebook. Kështu, kur Mark Zuckerberg u pyet në konferencën Q&A për mundësinë e krijimit të këtij butoni ai tha se kompania është duke punuar në një mënyrë për të treguar empati për viktimat e tragjedive dhe gjëra të tjera që janë të papërshtatshme për ‘Like’.

Pas kësaj përgjigje, shumë media botërore filluan të publikojnë lajmin se Facebook së shpejti do të plotësojë dëshirën e përdoruesve për ta krijuar një buton ‘Dislike’, por siç duket ky buton nuk është ai që Facebook tha se do ta ndërtojë, transmeton Lajmi.net.

Më poshtë mund ta shikoni videon kur Mark i përgjigjet kërkesës për një buton ‘Dislike’. Në fund të videos ju do ta kuptoni më mirë se çfarë ka dashur ai të thotë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zuckerberg-thote-se-nuk-do-te-kete-buton-nuk-e-pelqej-dislike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala