Zubin Potoku, “komuna më e suksesshme në Serbi”

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna Zubin Potok është unikja në rajon me numrin e femrave të punësuara në vendet udhëheqëse pasi në këto pozita janë 16 femra nga gjithsej 17 pozita.
Këtë shifër e ka dhënë prefekti i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq në debatin që e ka organizuar OJQ Qendra për përfaqësim të kulturës demokratike (ACDC) në Mitrovicë.

Vuloviq ka thënës “nëse femra është shtylla e familjes, atëherë nuk shoh arsye pse ajo të mos jetë edhe shtyllë e shoqërisë” duke theksuar se nga 17 departamente në komunë, 16 udhëhiqen nga femrat”, transmeton Koha.

“Nëse doni të keni komunë të suksesshme, e unë mendoj se Zubin Potoku aktualisht është komuna më e suksesshme në Serbi, femrat në këtë komunë kanë në dispozicion 18 milionë euro në projekte, atëherë propozoj që t’u besoni femrave”, ka thënë Vuloviq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zubin-potoku-komuna-me-e-suksesshme-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala