Zubin Potoku blen goma nga kompania e karburanteve

Komuna e Zubin Potokut ka blerë goma për vetura nga një kompani që për aktivitet ka tregtinë me karburant.
Kjo komunë për tu furnizuar me goma për automjeteve, ka zgjedhur kompaninë PP “MIN-PROM” me bazë nga Zubin Potoku.
Mirëpo kompania fituese “Min – Prom”, sipas përshkrimit të biznesit në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve, nuk ka të bëjë fare me aktivitetin e gomave njofton Gazeta Fjala.
Ky biznes i konstituar që nga viti 2003 aktivitete të vetme del t`i ketë vetëm tregtinë me shumicë të lëndëve djegëse të ngurta, të lëngëta ose të gazta, dhe tregtia me pakic të karburantit për automjete si aktivitet dytësorë.
Komuna e zgjedhi atë në mesin e 3 ofertuesve për cmimin më të ulët. E që vlera e përgjithshme e kontratës del të jetë 9 mijë e 662 euro.
Njoftimi për kontratë është publikuar ditën e hënë, ndërkohë që pritet të nënshkruhet kontrata me datën 12 tetor. / Gazeta Fjala/