Zubin Potok bëhet me shteg për ecje

Autori:Gazeta Fjala

Nesë do të bëhet inagurimi i shtegut për ecje dhe pushimore në kodrën e Gradinës në Zubin Potok.

Realizimi i këtoj projekti është bërë i mundshëm nga donacioni i Bashkimit Europian në kuadër të programit “Kosova e Bukur”, transmeton Gazeta Fjala.

Vetëm për këtë projekt janë shpenzuar gjithsej 184 mijë e 742.53 euro nga grantet e BE-së.

Zyra për media e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë theksoi se qëllim i këtij projekti është të mbështesë zhvillimin e turizmit në Kodrën e Gradinës në Zubin Potok. Projekti po ashtu do të ndihmojë jetën sociale dhe sjelljen urbano-sociale në Komunën e Zubin Potokut.

Përmes implementimit të këtij projekti janë krijuar 35 vende të reja pune, përfshirë këtu 28 persona të përzgjedhur nga tregu i lirë i punës në komunat veriore të Kosovës./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zubin-potok-behet-me-shteg-per-ecje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala