“Zotëri” Begzad Sinani prishi veturën, udhëton me kombibus  

Autori:Zekirja Shabani

 

Prej se e ka shkatërruar veturën zyrtare në një aksident komunikacioni, kryetari i komunës së kamenicës, Begzad Sinani, vështirë se mund ti ta quaj veten më zotëri, sic bënte deri më tani.

Atij tani po i duhet të udhëtoj me kombibus. Të mërkurën ai është parë të futet në mesin e 8 pasagjerëve për të udhëtuar nga Kamenica drejt fshatit Roganë, veprim këtë që nuk e kishte bërë para se ta prishte veturën e tij zyrtare, raporton Gazeta Fjala.

“Po shkojmë në mbledhje të Bordit Drejtorëve që këtë herë pak më ndryshe do të mbahet në shkollën fillore” Metush Krasniqi” në Roganë”, ka shkruar Faton Biqkaj, shef i personelit, posht fotografisë ku shihet edhe kryetari i komunës në mesin e drejtorëve të tij.

Sinani, kryetar i Kamenicës, është përfshirë në një aksident komunikacioni me veturën e tij zyrtare në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në Veternik, në hyrje të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka pasur lëndime në njerëz, pos dëmeve materiale.

Ndërsa edhe Komuna e Kamenicës ka konfirmuar aksidentin. Faton Biqkaj, shef i personelit, ka thënë se Sinani kishte qenë në një udhëtim zyrtar me veturën e tipit “Skoda Octavia” dhe se dëmet i paguajnë varësisht se kush është fajtori pas procesit./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zoteri-begzad-sinani-prishi-veturen-udheton-me-kombibus/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala