Zoran Bozinovski: Ja kush janë katër funksionarët shqiptar të zhytur në krim!

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazetari kontravers Zoran Bozinovski ka pasur një intervistë me portalin Te Sheshi, ku në mes tjerash flet edhe për disa funksionar shqiptar në Maqedoni që sipas tij janë të zhytur në krim.

Te sheshi: Shqiptarëve në Maqedoni, më së shumti ju intereson inkriminimi i funksionarëve nga blloku politik shqiptar. Si do t`i kishit ranguar ju, cilët janë ndër figurat shqiptare më të inkriminuara sipas dëshmive që posedoni?
Zoran Bozinovski përgjigjet kështu: Musa Xhaferi është më i njollosuri në këtë bllok, pa kokurrencë. Idhull e ka Sasho Mijallkovin, e kopjon, imiton dhe i shërben, edhe pse s’ka kapacitet.

Numër 2 është Menduh Thaqi, i pasur pa masë, një kontrabandist i cigareve dhe naftës nga koha kur Daravelski drejtonte në Drejtori të Doganave. Ai ka kapacitet shumë më të lartë intelektual se Xhaferi që të jetë kopja e Mijallkovit, por nuk e ka mbështetjen e elektoratit dhe s’ka fuqi në parlament.

Vendin e tretë e zë Ali Ahmeti dhe i katërti reisi Sulejman Rexhepi. Janë deri në asht të prishur, e gjithashtu të pasuruar në forma të ndyra në kurrizin e qytetarëve dhe besimtarëve. Të gjithë së bashku nga numri 1 deri në 4 janë të qorruar nga votuesit e tyre, kanë humbur lidhjet me jetën reale, kanë blerë banesa, hotele, apartamente nëpër BE, kanë transferuar shumë miliona euro në fatura jorezidenciale, me shpresë që pa pasoja do ta lëshojnë Republikën e Maqedonisë, dhe atje dikundi do të jetojnë. Unë nuk jam aq optimist si ata.
Për shembull, e di që Dragan Daravelski, në Beograd jeton një jetën e një të gjori, nën mbrojtje të tre truprojave, ka liri të kufizuar të qarkullimit përshkak të grupeve kontrabanduese lokale të urritur për para të lehta dhe të shpejta nga kidnapimi i mundshëm i tij. Jeton me para kesh që i vijnë nga Shkupi, e që çdo muaj ia dorëzon Ace Milenkovski, kryetar i mëparshëm i Çairit.

Takimet e tyre janë publike, por gjithmonë të mbuluara nën sigurim të fuqishëm. Grupet kontrabanduese të Beogradit ëndërrojnë që ta kidnapojnë Daravelskin. Kështu pra që kot që i ka milionat që i ka vjedhur nga Maqedonia. Kot i kanë edhe Musa Xhaferi, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Sulejman Rexhepi, dhe të gjithë sikur ata.’’ përfundon Bozinovski.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zoran-bozinovski-ja-kush-jane-kater-funksionaret-shqiptar-te-zhytur-ne-krim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala