Zonat e Lira Ekonomike pa benefite fiskale

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndryshimet tatimore, të cilat kanë filluar të zbatohen nga 1 shtatori i këtij viti në Kosovë, nuk kanë paraparë benefite fiskale dhe doganore për bizneset që do të vendosen në Zonat Ekonomike, pavarësisht premtimeve se me krijimin e këtyre zonave do të krijohen lehtësira fiskale, me qëllim të përballimit të investimeve të tyre dhe të tërheqjes së investimeve të reja për zhvillim ekonomik të vendit.

Në Udhëzimin Administrativ për Zonat e Lira Ekonomike më 2014, në Nenin 5 thuhet se lehtësirat për bizneset do të bëhen në përputhje të Tatimit të Ardhur Personal dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.“ Lehtësirat fiskale për bizneset e vendosura në kuadër të Zonave të Lira Ekonomike do të bëhen në përputhje me ligjet përkatëse për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, Tatimit në të Ardhura Personale edhe Tatimet në Vlerën e Shtuar”, thuhet në këtë nen.

Në Ministrinë e Tregtisë nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se pse nuk janë paraparë benefite fiskale për këto biznese pavarësisht pyetjeve të dërguara./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zonat-e-lira-ekonomike-pa-benefite-fiskale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala