Zona e Gjelbër në Gazetën Fjala

Me qëllim të informimit të drejtë, korrekt dhe të paanshëm të opinionit për problemet aktuale bujqësore dhe ambientale, në kuadër të Gazetës Fjala, kemi krijuar hapësirën “Zona e Gjelbër”.
“Zona e Gjelbër” ka për qëllim sensibilizimin dhe edukimin e qytetarëve rreth ruajtjes së tokës bujqësore si dhe raportimin dhe denoncimin e ndotësve të mjedisit dhe shkatërruesve të tokës.
Ekipi i gazetarëve të Gazetës Fjala do të angazhohet në informimin e opinionit rreth problemeve aktuale bujqësore, promovimin e aktiviteteve me karakter bujqësor e mjedisor, të raportoj për ndotësi ambiental si dhe do të nxis debat për çështje mjedisore.
Në Zonën e Gjelbër do të krijohet mundësia që secili qytetarë të raportoj për problemet bujqësore e ato mjedisore kudo në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të ambientit ku jetojmë.