Zjarrfikësit ankohen për gjendje të keqe

Autori:Avdyl Pajaziti

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, nëpërmjet një letre dërguar krerëve të lartë të institucioneve të vendit ka shprehur brengosje për gjendjen aktuale të zjarrfikësve.

Kryetari i Sindikatës Muharrem Beka u ka dërguar një letër kryeministrit Isa Mustafa, ministrit të Financave Avdullah Hoti, atij të Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe kryetarëve të komunave me rastin e 4 majit ditës ndërkombëtare të zjarrfikësve.

Sipas Bekës kjo ditë zjarrfikësit funksionojnë në shpërputhje të plotë me ligjet në fuqi, të injoruar ,të anashkaluar dhe pa asnjë përkujdesje institucionale,që ka ngritë indinjatë te thellë te kjo kategori e të punësuarve.

“Zjarrfikësit nuk kanë status të drejtë juridik (statusi i zjarrfikësve është i shërbyesve civil) nuk kanë definim të kompetencave menaxhuese, as me MPB ,e as me Komuna, nuk kanë buxhet të planifikuar,pa pajisje personale, pa automjete dhe teknikë zjarrfikëse ,nuk posedojnë pajisje të sigurta për punë ,pajisje të pa testuara dhe të kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit pa uniforma, pa simbole numri jashtëzakonisht i vogël i zjarrfikësve jashtë do kriteri, thuhet në letrën e Bekës.

Sipas tij, gjithë kjo gjendje e krijuar ku drejtpërdrejt zjarrfikësit rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre, ku Beka përmend rastin e fundit të lëndimit në vendin e punës të zjarrfikësit nga Mitrovica Ismet Kaqiku i cili mori lëndime të rënda dhe askush nga institucionet e shtetit nuk i doli në ndihmë ,ku të gjitha shpenzimet mjekësore është dashur që t’i kryejë vet

Beka fton institucionet që urgjentisht të analizohet çështja e shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit ,të krijohen kushte normale për punë ,siguri në punë, të rritet gatishmëria emergjente që ky shërbim të jetë funksional dhe të arsyetojë themelimin ,misionin e zjarrfikësve e që është shpëtimi i jetës së njeriut dhe të mirave materiale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zjarrfikesit-ankohen-per-gjendje-te-keqe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala