Zjarr në stadiumin e Prishtinës

Një zjarr ka filluar në një pjesë të stadiumit të Prishtinës.
Para pak çastesh një zjarr ka shpërthyer në stadiumin e Prishtinës, përkatësisht në njërin prej lokaleve që gjenden në stadium.
Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet se kush mund ta ketë shkaktuar këtë zjarr.