Zjarr në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një zjarr ka kapluar Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, I cili dyshohet të jetë shkaktuar nga dy persona.

Policia njofton se si pasojë e zjarrit janë djegur disa karrige në katin e dytë të Shtëpisë së Kulturës, ndërsa zjarri është lokalizuar nga një dëshmitar i rastit.

Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të vogla materiale.

Lidhur me rastin dy të dyshuarit të mitur janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zjarr-ne-shtepine-e-kultures-ne-fushe-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala