Zjarr në një qendër refugjatësh në Gjermani

Autori:Avdyl Pajaziti

Një zjarr ka shpërthyer në një qendër për refugjatët në qytetin Schwabisch Gmünd, i cili gjendet në shtetin Baden Württemberg të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtor i Departamentit të Krimit të Aalen, Reiner Möller, në një deklaratë u shpreh se nga zjarri nuk ka të vdekur apo të plagosur dhe se për shkak të vërejtjes së shpejtë të flakëve janë shmangur dëme të mëdha.

Möller, i cili tha se po hetohet nëse pas kësaj ngjarjeje ka ndonjë arsye politike apo jo, theksoi se: “Në dorë kemi argumente se është një zjarrvënie e qëllimshme”.

Duke shtuar se në orët e para të mëngjesit zjarrfikësit që kalonin pranë vendit të ngjarjes kanë vërejtur zjarrin dhe menjëherë kanë filluar punimet për të fikur zjarrin, Möller tha se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale me vlerë prej rreth 20.000 euro

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zjarr-ne-nje-qender-refugjatesh-ne-gjermani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala