Zjarr i fuqishëm në Rusi, 23 të vdekur

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë pyjorë në Rusi duke shkaktuar vdekjen e 23 personave. Pas raportimit të zjarrit u ngrit një komision për hetimin e shkaqeve ku zëdhënsi i medias të komisionit Vladimir Markin deklaroi se nga zjarri humbën jetën 23 persona dhe mbi 1 Mijë shtëpi u dëmtuan rëndë.
Gjithashtu 10 të tjerë janë në gjendje të rëndë për jetën dhe mbi 100 të plagosur.
Për fikjen e zjarrit që ra në zonën e Hakasja u mobilizuan 5 Mijë ushtarë duke mundësuar fikjen dhe shpernguljen e popullësisë nga pjesa e dëmtuar. Mësohet se flakët dogjën 700 lopë dhe 3 Mijë dele. Ka filluar hetimi i plotë në lidhje me këtë ngjarje.