Zidane zbulon se Real Madrid jane duke e vëzhguar Raheem Sterling

Autori:Avdyl Pajaziti

Ylli i Liverpool është ende në bisedime për zgjatje të kontratës së tij aktuale, e cila skadon në vitin 2017, dhe gjigandët spanjollë janë duke monitoruar situaten.

Zinedine Zidane thotë se Real Madrid janë duke vëzhguar progresin e yllit të Liverpool Raheem Sterling.

E ardhmja e Sterling ka qenë subjekt i shume spekulimeve, pasi ai dha një intervistë per BBC Sport javën e kaluar ku i referohej gjendjes se kontratës se tij në Andield, duke deklaruar se nuk ka dashur te perceptohet si nje 20 vjecar “grabitës i parave” dhe se bisedimet vazhdojnë për zgjatjen e kontratës e cila skadon në 2017.

Legjenda e Real Madrid Zinedin Zidane, që tani është ne stafin stërvitës në Santiago Bernabeu, ka pranuar se gjigandët spanjollë janë duke vëzhguar situatën e reprezentuesit të Agnlisë.

“Ne e dimë se kush është Raheem Sterling, dhe natyrisht ne jemi duke monitoruar atë si një lojtar”, ka thënë Zidane për Daily Mail.

 

“Ne monitoruam Bale për me tepër se një vitë, njejtë vepruam me Isco dhe Varane.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zidane-zbulon-se-real-madrid-jane-duke-e-vezhguar-raheem-sterling-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala