Zhvillimi ekonomik faktori më i rëndësishëm në forcimin e demokracisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me anëtarët e kryesisë së Kuvendit, ka pritur në takim një grup kongresmenësh amerikanë, të kryesuar nga Vern Buchanan, e të cilët janë anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e demokracisë.

Në takim  që u mbajt sot u bisedua për partneritetin e deritanishëm në mes Kongresit amerikan dhe Kuvendit të Kosovës, për përkrahjen e madhe që mekanizmat e Kongresit i kanë dhënë Kuvendit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tij legjislative dhe politike.

Buchanan u shpreh se kjo përkrahje do të vazhdoj edhe në të ardhmen, si pjesë e përkrahjes së gjithanshme të SHBA-së për Kosovën.

Kryetari Veseli  falënderoj delegacionin e Kongresit amerikan për këtë mbështetje, duke theksuar se ecja përpara e Kosovës dhe kapërcimi i sfidave me të cilat ballafaqohet aktualisht vendi ynë, varet nga partneriteti me SHBA-në dhe botën perëndimore në përgjithësi.

Veseli dhe Buchanan gjithashtu vlerësuan se forcimi i institucioneve demokratike në Kosovë kërkon, mes tjerash, një përqendrim më të madh në fushën e ekonomisë, sepse zhvillimi ekonomik është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. (Indeksonline).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zhvillimi-ekonomik-faktori-me-i-rendesishem-ne-forcimin-e-demokracise-see-more-at-httplajmi-netzhvillimi-ekonomik-faktori-me-i-rendesishem-ne-forcimin-e-demokracisesthash-8scxbvdg-dpuf/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala