Zhgënjehet Greg Delawie

Autori:Gazeta Fjala

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar në Novo Bërdë se është i zhgënjyer me vendimin e partive politike në opozitë, për të hedhur sërish gaz lotsjellës në Kuvend.

“Vetëm dy ditë pasi kremtuam ditëlindjen e Kosovës, është për keqardhje që tani shoh se ka njerëz të cilët përpiqen ta cenojnë demokracinë e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të punojnë bashkërisht përmes dialogut, për t’i dhënë fund krizës politike.

“I ftoj të gjithë që të shmangin fjalorin nxitës, duke cilësuar njëri-tjetrin ‘tradhtar’ ose ‘qyqar’, gjë që e vështirëson mundësinë e dialogut dhe zhvillimin e Kosovës, ashtu siç kanë nevojë dhe duan qytetarët e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zhgenjehet-greg-delawie/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala