Zhduket një 17 vjeçar në veri  

Autori:Zekirja Shabani

Një i ri rreth 17 vjeçar me mbiemrin Alushi, është zhdukur në veri të Mitrovicës dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar për KosovaPress se një rast i zhdukjes është paraqitur mbrëmë pas mesnate në stacionin policor të veriut të Mitrovicës.

Sipas tij, prokurori dhe pjesëtarë të policisë po zhvillojnë hetime intensive rreth rastit, duke gjurmuar edhe në lumin Ibër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zhduket-nje-17-vjecar-ne-veri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala