Zhbogar:Vendimi i UNESCO-s nuk duhet ta ndal rrugën e Kosovës drejt BE-së

Autori:Gazeta Fjala

Saumel Zhbogar shefi i zyrës së BE-së në  Kosovë i pyetur rreth dialogut Kosovë-Serbi, pas mos votimit të Kosovës në UNESCO ka thënë se ai duhet të vazhdoj pasi që ka shenja normalizimi.

““Në fakt, dialogu është e vetmja mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet”, ka thënë Zhbogar.

“E kuptoj dëshprimin tuaj me votat e djeshme, mirëpo është bërë punë e madhe dhe ju keni pasur mbështetjen nga shumica e vendeve të fuqishme kjo duhet çmuar. Kosova duhet të vazhdoj me fushatën për në UNESCO”, theksoi ai.

Lidhur me prezantimin e raportit të progresit për Kosovën, të prezantuar gjatë ditës në Bruksel ai tha se për kundër që ka qenë një vit sfidues, Kosova ka dëshmuar të arritura të mëdha.

Shefi i BE-së në Kosovë lavdëroi punën që është bërë me votimin e dhomave të specializuara të Gjykatës së Speciale dhe votimin e ligjeve për të drejtat e njeriut, raporton Gazeta Fjala.

Gjithashtu theks të veçantë i kushtoi edhe nënshkrimit të MSA-së nga ana e Kosovës me 27 tetor.

“Kjo marreveshje thellon lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare në mes të Kosovës dhe dhe Be-së, Ajo do të krijoj kornizën kryesore për marrëdheniet ne mes të BE-së dhe Kosovës duke e përgatitur me tej kosoven për rruhën e saj evropiane”, ka theksuar me tej Zhbogar.

Shqetësuese për përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, është bllokada nga ana e opozitës në Kuvend.

“Kosova po humb kohë. Kjo po e pengon punën në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët dhe fëmijët e saj”, ka thënë Zhbogar.

Ngecjet më të mëdha që Kosova ka pasur sipas prezantimit të raportit të progresit, janë mosfunksionalizimi i institucioneve të pavarura pas mungesës së bordeve të shumicës prej tyre, mos llogaridhënia,  ndërhyrja politike në sistemin gjyqësor, mos mbajtja e shënimeve të rasteve korruptive të nivelit të lartë etj.

“Sistemi gjyqësor i sundimit të ligjit mbetet i dobët, gjykatat mbeten të ngadalshme dhe joefikase. Organet gjyqësore dhe zbatimi i ligjit mbeten të prirura për të pasur ndërhyrje politike”, tha Zhbogar.

Në aspektin ekonomik sipas këtij raporti Kosova ka pasur nivel të ulët të pjesëmarrjes së fuqisë punëtore dhe papunësi të madhe. Por është lavdëruar rënia e normave të interest për kreditë afariste.

“Rënia e këtyre normave paraqet një proces të rëndësishëm që mbështet zhvillimin afarist. Progres i mire është arritur në zhvillimin e kornizës strategjike gjithëpërfshirëse për reforma në administratën publike dhe në përmirësimin e legjislacionit, mirëpo një angazhim politik i fuqishëm e i vazhdueshëm  është qenësor”, tha Zhbogar.

Pozitive sipas raportit është edhe reforma në administratë, zgjedhja e avokatit të popullit, zotimi i Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Në fushën e lirisë së shprehjes thuhet se ka progres. Megjithëse, shqetësuese sipas Zhbogar është mënyra e financimit të Radio Televizionit Publike të Kosovës.dhe rritja e numrit të sulmeve ndaj gazetarëve./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zhbogar-vendimi-i-unesco-s-nuk-duhet-ta-ndal-rrugen-e-kosoves-drejt-be-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala