Zhbogar përgëzon Qeverinë për Gjykatën Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas vendimit të Qeverisë për çështjen e Gjykatës Speciale ka reaguar edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar. Zhbogar në deklaratën e tij ka përgëzuar qeverinë për përkushtimin ndaj kësaj Gjykate, derisa ka thënë se kjo Gjykatë nuk ka të bëjë me ndjekjen penale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por me përcaktimin e përgjegjësisë penale të individëve.

“Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e përkushtimit ndaj Gjykatës së Posaçme, e iniciuar nga shkëmbimi i letrave dhe të miratuar nga Kuvendi. Gjykata e Posaçme nuk ka të bëjë me ndjekjen penale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por me përcaktimin e përgjegjësisë penale të individëve”, ka theksuar Zhbogar.

“Vendimi i sotëm rikonfirmon përkushtimin e autoriteteve të Kosovës për të larguar një re të zezë që po qëndron mbi Kosovë nga publikimi i raportit të Këshillit të Evropës i vitit 2011”, ka deklaruar Zhbogar.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zhbogar-pergezon-qeverine-per-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala