Zhbogar: Për liberalizim të vizave flasim në dhjetor

Shefi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, ka deklaruar se një raport që e vlerëson progresin e Kosovës karshi liberalizimit të vizave për zonën Schengen, do të publikohet në fund të vitit, në dhjetor.
Sipas tij Kosova i ka përmbushur shumicën e kritereve që BE-ja i kërkon nga një shtet në këmbim të liberalizimit të vizave.
“Në procesin e liberalizimit të vizave s’do të thotë se s’është arritur përparim, mirëpo progresi i liberalizmit të vizave s’është pjesë e Raportit të Progresit”, ka thënë Zhbogar gjatë një konference për shtyp ku u bë publik Raporti i Progresit të Komisionit Europian për Kosovën, duke sqaruar se pse një vlerësim i BE-së s’është bërë edhe në aspektin e përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave.
“Shumica e kërkesave apo kritereve që kërkon BE-ja për liberalizimin e vizave, janë përmbushur nga Kosova. Këtë e ka konfirmuar edhe komisionari Johannes Hahn”.
“Raportin për progresin karshi liberalizimit të vizave, BE-ja do ta japë në dhjetor”, ka përfunduar Zhbogar.