Zhbogar, mbështetë rektorin Zejnullahu

“Zyra e BE-së në Kosovë /përfaqësuesi i posaçëm i BE-së përmes një komunikate për medie ka shfaqur shqetësimet me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës.
Në komunikatën për medie thekson:
“Zyra e BE-së në Kosovë /Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së është i shqetësuar me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, të cilat nuk kontribuojnë në përmirësimin e standardeve të arsimit në Kosovë që janë më të ulëtat në rajon.
Ne shprehim mbështetjen e plotë ndaj përpjekjeve të rektorit të Universitetit të Prishtinës për mbrojtjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe për të aplikuar parimet e qeverisjes së mirë duke vendosur kritere të qarta akademike, në mënyrë që studentët të fitojnë njohuritë dhe shkathtësitë që ju nevojiten për të qenë konkurrues në tregun e punës dhe për të gjetur punë të shkathtësive të larta.
Arsimi cilësor është qenësor për të thyer ciklin e papunësisë dhe varfërisë dhe një adut kryesor i inovacionit, zhvillimit social dhe ekonomik, për të cilin dëshpërimisht ka nevojë Kosova”, thekson komunikata.