Zhbogar: Kosova, shembull në luftën kundër ekstremizmit fetar

Autori:Avdyl Pajaziti

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar një konferencë në lidhje me ekstremizmin fetar dhe problemet me të cilat përballet edhe Kosova në këtë aspekt.
Pjesëmarrës në këtë panel ishin ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni dhe Samuel Zhbogar, përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Kosovë.

Zhbogar tha se “radikalizmi fetar është problem në tërë botë dhe jo vetëm në Kosovë”.

“Por, Kosova ka treguar shembull të mirë në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit duke reaguar shpejtë në raste të individëve të caktuar”.

“Gjithashtu shteti i Kosovës, ka mësuar nga praktikat e vendeve të rajonit dhe tanimë ka një përvojë në lidhje luftimin ekstremizmit fetare”.

Ndërsa ministri Hyseni tha se pavarësisht problemet që i kemi me disa shtetas kosovarë që luftojnë në vende të huaja, “feja islame mbetet një praktik e mire, përpos që për interesa të caktuara disa individë e keqinterpretojnë”.

Ai ka deklaruar se ekstremizmi po luftohet çdo dite e më tepër dhe rezultate e kësaj lufte janë të dukshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zhbogar-kosova-shembull-ne-luften-kunder-ekstremizmit-fetar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala