Zhbogar: Gjykimi i Grupit të Drenicës pati efekt [Video]

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, në intervistë për Klan Kosovën, thotë se tashmë gjithçka është kryer dhe shteti i ri duhet t’i thotë “po” Gjykatës Speciale, që pritet t’i hetojë disa ushtarë e prijës të UÇK-së
“Koha është tani që të vendoset per themelimin e Gjyaktës Speciale. Amendamentet kushtetuese janë në Kuvend kurse ligji për të është gati. Nuk shohim arsye që ky votim të shtyhet”.

“Çdo ditë na pyesin nga kryeqytetet tona, se pse Specialja po vonon dhe ne duhet të shpjegojmë së është proces i vështirë. Sa më shumë zgjatet kjo aq më shumë pëson ky vend. Duke parë situatën besoj që deputetët shumë shpejt do e votojnë Gjykatën.

Por, diplomati slloven konfirmon se në këtë qëndrim evropianët janë në vijë të njëjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veçse të parët, sipas tij, kanë edhe mënyra për të ndëshkuar Kosovën, nëse nuk e kryen këtë obligim.

“Nëse Kosova dështon t’i përmbush fjalët e dhëna që i ka ndaj nesh atherë kam frikë se disa shtete të BE-së do të pyesin se sa ky vend i plotëson detyrat dhe sa seriozisht e kupton rrugën drejt Europës”.

Zhbogar pranon se verdikti ndaj grupit të Drenicës i ka bërë disa deputetë që ta shohin Gjyaktën speciale me hezitim. Por, nuk i kupton ata që pranojnë ta lënë këtë punë në duar të OKB-së.

Në këtë intervistë Zhbogar, foli edhe për nevojën e demokratizimit të partive politike kosovare.

“Ne jemi për gjithëpërfshirje dhe i mbështesim zërat e ndryshme në politikë duam zhvillim të demokracisë jo vetëm rreth partive por edhe brenda tyre. Presim që partitë politike t’i respektojnë këto rregulla”.

I pyetur konkretisht se a është demokratike rizgjedhja e Isa Mustafës si kryetar i LDK-së me procedurën e aklamacionit, përfaqësuesi i BE-së, tha se nuk e di se çfarë statuti dhe rregulla të brendshme ka kjo parti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zhbogar-gjykimi-i-grupit-te-drenices-pati-efekt-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala