Zhbogar: Formojeni Specialen

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar në Zubin Potok se formimi i Gjykatës Speciale për krime të luftës para së gjithash është në interes të Kosovës, ndërsa tha se pret që bisedimet për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe të fillojnë ashtu siç janë paraparë me Marrëveshjen e Brukselit.
Ai nuk ka dashur të spekulojë se çfarë do të ndodhte nëse në Kuvendin e Kosovës nuk merret vendimi për formimin e Gjykatën Speciale, por ka siguruar se tani është koha për formimin e saj.
“Nuk dua të spekuloj me atë se çfarë do të ndodhë nëse nuk merret vendimi, sepse mendoj se kjo Gjykatë është në interes të Kosovës dhe se deputetët e Kuvendit të Kosovës më në fund do të shohin se kjo vërtet është zgjidhja më e mirë dhe se ajo Gjykatë në mënyrën më të shpejtë të mundshme do t’i shkojë në fund këtij tregimi nga raporti i Këshillit të Evropës”, u ka thënë medieve pas përfundimit të ceremonisë së përurimit të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, për ndërtimin e të cilit BE-ja ka investuar 600 mijë euro, transmeton zëri.info
Zhbogar ka siguruar se tani është koha e duhur që të fillohet me përgatitjet për formimin e Gjykatës Speciale në Kosovë. Sipas tij, vendimi për formimin e Gjykatës Speciale nuk është i lehtë për Kuvendin e Kosovës, por ripërsëriti se ka ardhur koha për miratimin e amendamenteve kushtetuese që e mundësojnë formimin e saj.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në:
http://zeri.info/aktuale/36471/largoni-rete-e-zeza-mbi-kosoven-formojeni-gjykaten-speciale/