Zhbogar e Osmani përplasen për demarkacionin e Asociacionin

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtarja e komisionit për Integrime Evropiane nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar që çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dërgohen sa më parë në komisionin e Venecias.
Kjo pasi që sipas saj do të merrte shumë më pak kohë sesa vlerësimi që do t`i jap Gjykata Kushtetuese.

Këtë ide e ka kundërshtuar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar duke thënë se është mirë që të respektohen institucionet vendore në këtë rast Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij ka gjyqtarë kredibil siç janë edhe dy anëtarë ndërkombëtarë të saj.

Osmani iu është kundërpërgjigjur Zhbogarit duke thënë se ligji për liritë fetare i cili nuk kishte krijuar asnjë krizë politike në atëbotë ishte dërguar në komisionin e Venecias për shqyrtim pa e dërguar fare në Kushtetuese, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zhbogar-e-osmani-perplasen-per-demarkacionin-e-asociacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala