Zhbogar: Dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, por duhet transparencë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha sot se dialogu i Kosovës me Serbinë nuk ka alternativë, por kërkoi të ketë më shumë transparencë nga institucionet e Kosovës rreth këtij procesi.

Komentet e diplomatit evropian u bënë gjatë publikimit të raportit “Të Përçarë” të organizatave BIRN, Internews Kosova dhe ACDC që ka të bëjë me dialogun procesin e dialogut.

“Ne e kemi humbur edhe opozitën dhe situata është e këtillë. Edhe mungesa e transparencës i ka kontribuar kësaj situate ku gjendemi”, tha Zhbogar në konferencë.

Ai u shpreh se e ka parë që kryeministri Isa Mustafa është i interesuar ta përfshijë Kuvendin në diskutimet për dialogun.

Sipas tij, dialogu Kosovë- Serbi “nuk po bëhet për ta kënaqur BE-në”, si ndërmjetësuese në proces.

Ai tha se ky dialog synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.

“Normalizimi duhet të trajtohet tash, e jo t’u lihet brezave te ardhshëm”, tha Zhbogar.

Zhbogar tha se rekomandimet e raportit të publikuar “do të jenë shumë të dobishme sa i përket reflektimit për të ardhmen e dialogut”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zhbogar-dialogu-me-serbine-nuk-ka-alternative-por-duhet-transparence/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala