Zhbogar: “Asociacioni nuk ndalet”

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë do të formohet deri në fund të vitit.

Zhbogar, përkundër kundërshtimeve të ashpra nga opozita dhe publiku në Kosovë, ka thënë se nuk sheh ndonjë pengesë konkrete në themelimin e ASK-së, transmeton Indeksonline.

“Rregullorja po përgatitet nga Qeveria e Kosovës dhe kemi garanci se ata janë gati që të shkojnë tutje dhe ta miratojnë në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç palët janë marrë vesh në Bruksel. Dhe ne nuk shohim vështirësi e as nuk jemi të brengosur se kjo nuk do të ndodh”, ka thënë Zhbogar.

Megjithatë, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi nga opozita dhe publiku kosovar në lidhje me ASK-në, por themelimi nuk mund të ndalet.

“Mund të duket e vështirë, por nuk mund të evitohet përgaditja e rregullores dhe miratimi i ASK-së, përderisa qeveria ka dy të tretat në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Zhbogar.

Ndërsa, sa i përket përmirësimit të marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, Zhbogar ka thënë se beson se deri tani është bërë shumë në këtë drejtim me nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit, zgjedhjet për kryetar të njohura nga Beogradi dhe Prishtina, integrimi i policisë, dhe së shpejti në gjyqësi.

“Por ka ende shumë për t’u bërë, sepse përderisa pajtoheni në Bruksel, Gjuriq siguron veten kur vjen në Kosovë, ndërsa Serbia hidhet në sulm kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, apo disa institucione tjera sportive”, ka thënë Zhbogar më tej.

Sipas tij, këto dërgojnë sinjale të këqija tek qytetarët e Kosovës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zhbogar-asociacioni-nuk-ndalet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala