Zhbogar: 10 milion euro për veriun

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga pagimi i doganës dhe tatimeve në vendkalimet kufitare Jarinë e Bërnjak janë grumbulluar 6,7 milionë euro, ka deklaruar përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.

Ai në një deklaratë për gazetën e Beogradit “Politika” ka thënë se komunat në veri, transmeton Koha.net, që nga 12 maji janë njoftuar me procedurat që duhet t’i plotësojnë për të mjete për projekte.

“Këshilli drejtues i Fondit do të bëjë vlerësimin e iniciativave të arritura nga komunat. Projektet mund të jenë ndërtimi i godinave dhe i rrugëve, ofrimin përkrahjes ndërmarrjeve të mëdha e të vogla si dhe aktivitetet sportive kulturore”, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, BE, me një bazë tjetër për katër komunat në veri tashmë ka dhënë 3,5 milionë ndihmë pa kthim.

Ai ka thënë se Mitrovica veriore, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin –Potoku kanë bërë kërkesa për një numër projektesh infrastrukturore me vlerë 17 milionë euro.

“Tashmë po zbatohen projekte për të cilët kemi dhënë 3,5 milionë euro”, ka thënë Zhbogar

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zhbogar-10-milion-euro-per-veriun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala