Zharku bën “luftë” për t’u bërë profesor në UP

Autori:Avdyl Pajaziti

Senati i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nuk e ka zgjedhur profesor asistent Lutfi Zharkun, ministër i Infrastrukturës, i cili njëherësh është edhe profesor në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.

Mirëpo, Zharku nuk dorëzohet. Ai ka kërkuar nga Senati që ta rishqyrtojë vendimin lidhur me zgjedhjen e tij në pozitën akademike në UP.

Në një kërkesë të tillë, të bërë dy muaj më parë, Zharku nuk ka marrë përgjigje nga Rektorati i këtij Universiteti. Megjithatë, i pari i Ministrisë së Infrastrukturës ka bërë edhe një kërkesë të dytë, më 9 shtator të këtij viti, duke kërkuar t’i shqyrtohet ankesa për moszgjedhjen e tij profesor asistent për lëndët “Financa” dhe “Financa Ndërkombëtare” në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës.

Madje ai ka paralajmëruar t’i drejtohet edhe organeve gjyqësore kundër Rektoratit. Gazeta “Zëri” ka kontaktuar edhe ministrin Zharku, si dhe Rektoratin e UP-së, por të dyja palët nuk janë përgjigjur. /Zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zharku-ben-lufte-per-tu-bere-profesor-ne-up/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala