Zgjerohen trotuaret me prona private

Autori:Avdyl Pajaziti

Rruga në lagjen “Ismet Krasniqi” shumë shpejt do të ketë edhe trotuaret kjo, falë banorëve të cilët kanë vendosur që të ofrojnë pronën e tyre.

Vetë banorët e kësaj lagje, siç njofton komuna e Prishtinës kanë dërguar kërkesë që të rrënohet një mur i cili paraqiste rrezik për lëvizjen e banorëve.

“Drejtoria e Inspekcionit ka rrënuar murin me gjatësi prej rreth 100 metrave, ndërsa pronarët e tokës janë shprehur të gatshëm që ta ofrojnë pronën e tyre private për ndërtimin e trotuarit në këtë pjesë”, thuhet në komunikatën për media të komunës së Prishtinës.

Komuna thotë se në qytetin e Prishtinës janë pikërisht trotuaret ato pjesë të hapësirës publike, të cilat, me pengesat që i përmbajnë, e vështirësojnë lëvizjen dhe jo rrallë e rrezikojnë jetën e këmbësorit.

Falë vullnetit dhe gatishmërisë së banorëve të lagjes “Ismet Krasniqi”, komuna e Prishtinës thotë se së shpejti kjo lagje do të bëhet me trotuare që janë një nga komponentet themelore të lëvizjes për qytetarë në hapësirat urbane.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zgjerohen-trotuaret-me-prona-private/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala