Zgjedhjet ose vizat

Autori:Avdyl Pajaziti

Diplomatë ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë e kanë kundërshtuar idenë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme si alternativë për tejkalimin e situatës politike në vend pas bllokimit të Kuvendit nga ana e subjekteve opozitare. Sipas tyre, shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën.

Madje, ndërkombëtarët thonë se zgjedhjet do ta shtynin edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në anën tjetër, subjektet opozitare duke i komentuar deklaratat e ambasadorëve kanë thënë se zgjedhjet nuk janë qëllimi kryesor i tyre. Opozitarët thonë se qëllimi i tyre është zhbërja e Marrëveshjes për Themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si dhe e asaj për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, duke folur për situatën politike në vend ka kundërshtuar idenë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, subjektet politike në Kosovë duhet të mos mendojnë për zgjedhje para viti 2018. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zgjedhjet-ose-vizat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala